Një prej portierëve më premtues sot në Evropë është Diant Ramaj i cili aktivizohet te skuadra e famshme holandeze Ajax.
Portieri vitin e kaluar nga Eintracht Frankfurt u transferua te skuadra holandeze dhe është portieri i parë te 4 herë Kampionët e Evropës.
Në emisionin ‘A PLAY’ në ATV, zëvendës-drejtori i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar që FFK me 22 vjeçarin ka kontakte të vazhdueshme.
LEXO PO ASHTU: FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata
‘Federata ka pasur kontakte shumë ma herët me Diantin, besoj para dy tri viteve ka qenë kontakti i parë, djali ka deklaruar që po e pret Gjermaninë, por ne po presim edhe ne nuk dorezohemi ka thënë ndër tjera Ujkani.
Ujkani ka deklaruar që ata do të insitojnë që Rama te vjen te Kosova.
Kur jemi Diant Ramaj, ai është i lindur në Shtutgart, të Gjermanisë dhe ka prindër shqiptarë të cilët janë nga Gjakova.
Për më shumë detaje nga intervista e Samir Ujkanit, ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv