spot_img

Rikthimi i jashtëzakonshëm i Besnik Hasit në Belgjikë – Mecheleni i tij nga lufta për mbijetesë në ekipin më të mirë belg në vitin 2024

spot_img

Mechelen të shtunën në mbrëmje mori një fitore të madhe si mysafir ndaj Antwerp me rezultat 1-0, ku tani skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi, nga frika për rënie po ëndërron një vend në top 6.

Kur Besnik Hasi zbarkoi në Mechelen, situata nuk ishte aspak premtuese, pasi me trajnerin paraprak në 13 ndeshje, skuadra kishte marr vetëm 12 pikë dhe renditej në pozitat e fundit. Madje ishin eliminuar edhe nga Kupa e Belgjikës, nga një skuadër gjysmë amatore.

Trajneri i njohur shqiptar që ishte shpallur kampion më parë në Belgjikë, erdhi për një synim, për ta shpëtuar KV Mechelenin nga rënia.

Por pasi kanë kaluar tre muaj, tashmë te KV Mechelen, nuk flitet më për mbijetesë, ndërsa fitoret e njëpasnjëshme, kanë bërë që të synohet top 6 që dërgon në play-off.

Nga 11 nëntori deri më 27 dhjetor, skuadra e Hasit kishte zhvilluar shtatë ndeshje, ku morën 10 pikë, por viti 2024 ka qenë asgjë tjetër përveç shkëlqim.

Pra në vitin 2024, bilanci është katër fitore dhe dy barazime, plot 14 pikë të tubuara, ose më mirë më thënë skuadra më në formë në Belgjikë.

Këto pikë, aktualisht e mbajnë KV Mechelen në vendin e tetë, katër pikë larg vendit të gjashtë që dërgon në play-off.

Fjalët e Hasit pas fitores ndaj Antëerp  

Besnik Hasi ka qenë mjaft i kënaqur me fitoren 1-0 ndaj kampionit aktual Royal Antwerp, si mysafir, ku golin e vetëm e shënoi Kerim Mrabti.

“Ne po rritemi si ekip. Fillimisht siguruam stabilitet dhe tani rezultatet janë aty. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola”, ka thënë Hasi për Sporza.

Trajneri i Antwerp, ish futbollisti i njohur, Mark Van Bommel ka pasur fjalë shumë të mira për Bensik Hasin dhe punën e tij te klubi i ri.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundimin e kampionatit të rregullt në Belgjikë, trajneri i njohur shqiptar do të vazhdojë të jetë në ndjekje të mrekullisë, një vend në play-off. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img