Në ‘Albi Mall Superligë’ janë duke u zhvilluar dy takime
Në Suharekë janë duke u përballur Kampioni Ballkani me Gjilanin dhe Malisheva është duke e zhvilluar ndeshjen me Feronikelin 74.
Pjesa e parë në Suharekë ka përfunduar 1:1
Golin për Ballkanin e ka shënuar kapiteni Edvin Kuq me një goditje të fuqishme në minutën e 18, shkruan Albanian News.
Kurse barazimi ka ardhur në minutën e 45, kur Elvedin Heric ka shënuar nga penalltia.
Kurse ndeshja Malisheva – Feronikeli 74, në pjesën e parë nuk ka prodhuar gola.
Albanian News, do t`iu mbajë të informuar për çdo ndryshim në këto dy takime.