Përfaqësuesja e Kosovë në basketboll ka pësuar humbjen e parë në parakualifikimet për Kupën e Botës.
Kosova u mposht në Baku nga Azerbejxhani me rezultat 87:77
Kosova kishte epërsinë prej një pike pas pjesë së parë, e kështu vazhdoi edhe në çerekun e tretë, por në momentet vendimtare Azerbejxhani ishte më konkret.
Më i dalluari te Kosova ishte Dardan Kapiti me 19 pikë, i ndihmuar nga Dardan Berisha e Musab Mala.
Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë ndaj Zvicrës. Deri më tani “Dardanët” kanë një fitore e një humbje në kualifikimet për Kupën e Botës.