Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka porositur shtetin e Kosovës që të armatosen sa më shumë.
Kjo, pasi që sipas tij askush nuk e mbron Kosovën në rast nevoje.
Gonacherko tha se këtë qëndrim e ka nga përvoja e Ukrainës.
“Këshilla ime është shumë e thjeshtë që Kosova të jetë e gatshme të mbrohet. Sepse askush në botë nuk do të të mbrojë përveç vetes. Ky është mësimi i nxjerrë nga ne në Ukrainë. Dhe vetëm nëse do të tregoni qëndrueshmëri siç e treguat kur luftuat për pavarësinë tuaj, atëherë aleatët e vendeve të tjera mund të vijnë për t’ju ndihmuar. Por para së gjithash, duhet të jeni gati. Këshilla ime për Serbinë është shumë e lehtë. Duhet ta trajtojë veten si Gjermania përpara bashkimit. Kur Gjermania ishte perandori, ishte një makth i vazhdueshëm për të gjithë fqinjët dhe për vetë gjermanët. Miliona gjermanë vdiqën për asgjë. Ky është realiteti. Dhe pasi Gjermania, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore përmes deimperializimit, u bë një vend normal pa asnjë ide imperialiste, atëherë Gjermania u bë një vendi mrekullueshëm, i begatë, i bukur, aq i respektuar në të gjithë botën. E njëjta gjë me Rusinë dhe Serbinë. Nëse duan të bëhen vende normale, duhet të ndalojnë të bëhen perandori dhe të largohen nga kjo mënyrë e të menduarit. Kjo është këshilla ime për Serbinë dhe për të jetuar në paqe me fqinjët tuaj. Dhe në këtë rast, jam i sigurt se edhe Serbia ka të ardhme të ndritur. Në të kundërt do të këtë gjakderdhje të vazhdueshme.”, thënë ai në një intervistë në A2 CNN.
Deputeti ukrainas tha se Rusia ka pasur gisht në sulmin e Banjskës shtatorin e kaluar në Kosovë.
“Jam i sigurt se Rusia ka marrë pjesë në përgatitjen e tij. Të paktën Rusia ka qenë e lumtur që ndodhi.”, tha ai.
Gonacherko beson se Ukraina pas luftës do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Mendoj, për fat të keq, se ukrainasit dhe kosovarët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ne kemi përjetuar gjenocid. Ne po luftojmë për pavarësinë tonë. Prandaj besoj vërtetë se Kosova e meriton njohjen. Prandaj unë e mbështes Kosovën dhe ne do ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt Këshillit të Europës dhe më pas në të ardhmen drejt Bashkimit Europian. Dhe po, unë sponsorizova projektligjin në parlamentin ukrainas për njohjen e Kosovës. Për momentin nuk është miratuar dhe nuk mendoj se do të miratohet gjatë luftës, por ndoshta gjatë këtij samiti në Shqipëri, kjo do të jetë diçka që do të diskutohet edhe me presidentin tonë. Por duket se është një moment kur ukrainasit po jetojnë një situatë kur raketat u bien në kokë, është mjaft e vështirë për ta të kuptojnë se çfarë urgjence është që ta marrin këtë vendim. Por jam i sigurt se pas përfundimit të luftës, Ukraina do ta njohë Kosovën sishtet të pavarur dhe do të ndërtojë më shumë bashkëpunim me këtë vend.