Dani Alves doli para gjykatës në Barcelonë para disa ditëve dhe u dënua me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës. Ish-futbollisti brazilian, duket se pas këtij vendimi ka humbur respektin e shumë njerëzve teksa klubi i Barcelonës e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.
Dani Alves, krijoi një histori shumë të bukur me katalanasit duke qenë një nga futbollistët kryesorë të epokës së Barçës (luajti në 408 ndeshje me spanjollët), teksa kontribuoi në fitimin e shumë trofeve ku veçohen tre titujt në Champions League.
Por, historia përfundon në mënyrë të shëmtuar teksa edhe në Brazil, në vendlindjen e tij Bahia, kërkohet nga banorët e zonës që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro.