Mallorca është rikthyer në finale të Copa del Rey pas 20 viteve pritje.
Skuadra nga Ishulli arriti ta eliminonte Real Sociedadin në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4.
Ylli kosovar, Vedat Muriqi ka qenë protagonist në këtë sfidë duke realizuar një penallti.
Muriqi me shokë synojnë që ta fitojnë Kupën e Mbretit ku në finale do të takohen me fituesin e çiftit Athletic Bilbao – Atletico Madrid.
Reprezentuesi kosovar ka publikuar në Instagram një ku ka shkruar se synojnë ta fitojnë trofeun.
“Ne nuk mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, e vetmja gjë për të cilën mendojmë është lavdia. Hapi i fundit për të realizuar një ëndërr! Do ta arrijmë me të gjithë ju!”, ka shkruar Muriqi.
Hera e parë dhe e fundit kur Mallorca ka fituar Kupën e Mbretit është në sezonin 2002/03, derisa ka edhe një Superkupë të Spanjës.