Një 91-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot, në një banesë në rrugën “Halil Ademaj”, në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Halil Ademaj’ në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91-vjeçare”, ka thënë ajo për Express.