Ish-banori i “Big Brother Vip Albania” Liam Osmani, i njohur si Liam Mandiaro, u arrestua nga policia, një ditë pasi u bë pjesëtar i këtij formati televiziv.
Në emisionin “Top Story” udhëhequr nga Grida Duma, janë publikuar pamjet ku shihet momenti kur Liam Osmani merret në pranga, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte futur në shtëpinë e madhe.
Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i pranishëm në studio, tha se arrestimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm.
Ndërsa Grida Duma shprehet se ky mund të jetë një “show”, pasi Liami shoqërohet nga pesë trupa policie.
Shatro shtoi se normalisht për një person në kërkim, të shoqërohet me më shumë se katër vetë është më se normale.
Duma më tutje shprehet: “Nuk ka dyshim që do të keni bashkëpunim. Duket sikur Big Brother iu zbuloi një të kërkuar që ju nuk e kapnit dot dhe ua dha aty, por a është ky rasti për të bërë këtë “show” për një njeri që njëherë thoni se ishte me rrezikshmëri të ulët, një herë thoni se nuk e kapi sistemi TIMS sepse ishte sistemi që nuk i çuam në Inerpol sepse nuk kishte rrezikshmëri të lartë.
Kujtojmë që Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.