Prokurorët e shtetit spanjoll kanë akuzuar trajnerin e Real Madridit, Karlo Ançeloti për mashtrim të dyshuar tatimor, duke pretenduar se ai ka fshehur një pjesë të të ardhurave të tij gjatë periudhës 2014-2015 kur ishte trajner i Realit.
Prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se tekniku po akuzohet për dy llogari të mashtrimit tatimor që do të dënohen me katër vjet e nëntë muaj burg. Dyshohet se italiani ka fshehur 1 milionë euro gjatë kohës 2014-2015.
Prokurorët pretendojnë se gjatë asaj periudhe italiani ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit. 64-vjeçari Ancelotti ishte trajner i Realit nga periudha 2013-2015 përpara se t’i bashkohej klubit në vitin 2021.