Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot i është bashkuar qindra e mijëra qytetarëve nga anë e mbanë Kosova që kishin marrë rrugë drejt Prekazit për ta shënuar Epopenë e 26-të të UÇK-së.
Ademi ka thënë se ky vend është i shenjtë dhe jo vetëm për ta vizituar, por këtu duhet të vijnë secili për ta parë vetën kush je.
Ai ka qenë prezentë në zbulimin e shtatores së heronjve Hamit e Sala Jashari të cilët dhanë shumë për Liri.
Pas zbulimit të shtatores, Ademi për OkarinaPress ka thënë se është shumë i emocionuar sa herë që viziton këtë vend.
“U ndjeva shumë mirë por edhe i emocionuar, pasi ky vend, Prekazi, kujton trimërinë e kësaj treve i cili edhe është gurthemeli i shtetësie dhe shqiptari.
Këta njerëz që kanë dhënë jetën për liri janë pjesa më e rëndësishme e Kombit tonë, sepse këta përveç që kanë rënë vet, ata kanë kultivuar edhe lirinë tonë me vepra edhe para flijimit që kanë bërë.
Kjo është një familje shumë e nderuar, sepse të kesh në familje heronj babë e nanë e të kesh edhe gjeneralë dhe të plagosur e të vrarë në luftë siç është kjo me 13 anëtarë të familjes të vrarë e bënë Prekazi është vend të shenjt për Kosovën, ku përveç kësaj familje, këtu është edhe familja e Adem Jasharit të cilët nga këtu e kanë thye frikë përballë armikut.
Pra nga vepra e kësaj familje, nuk ka pasur njeri që nuk është frymëzuar për liri dhe ju kanë bashkëngjit radhës së UÇK-së, ku më vonë është bërë mrekullia – çlirimi i Kosovës. Pra këto ditë janë të shënuar, ky vend është i shënuar dhe jo vetëm sa për ta vizituar por për të kujtuar vetën kush je”, ka thënë Agim Ademi. /Ballkani.info