spot_img

Kreu i FFK-së uron gratë e Kosovës për 8 Mars: Gratë kanë qenë dhe mbesin një forcë e pandashme në zhvillimin e futbollit tonë

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në ditën e veçantë të gruas – 8 Marsi ka uruar gjitha gratë e Kosovës.

Ai ka shprehur mirënjohje për gratë që punojnë në FFK, duke i cilësuar si një forcë e madhe për zhvillimin e futbollit derisa barazia gjinore është pjesë themelore e misionit të FFK-së.

Postimi i Agim Ademit:

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshiroj të uroj të gjitha gratë e Kosovës, e në veçanti shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha vajzat e gratë që janë pjesë e futbollit, qoftë si lojtare, trajnere, gjyqtare, delegate, staf i FFK-së apo klubeve dhe tifoze.

Gratë kanë qenë dhe mbesin një forcë e pandashme në zhvillimin e futbollit tonë. Kontributi i tyre, vullneti dhe pasioni për lojën e futbollit janë burim frymëzimi.

Barazia gjinore është pjesë themelore e misionit të FFK-së. Sot, ndjehem krenar që shoh rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet e futbollit, nga fusha e lojës deri te vendimmarrja.

Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që gratë dhe vajzat të kenë mundësi të barabarta në futboll.

Urime!

NGJARJE TË TJERA

spot_img