Një punonjëse e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkinë Delvinë ka humbur jetën ditën e sotme.
Shkëndijë Halili, 58-vjeçe ka qenë duke pastruar rrugët e Delvinës kur u përplas nga një makinë në orët e para të mëngjesit.
Ajo u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, por nuk arriti që të mbijetojë pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.
Policia ka shoqëruar në Komisariat shoferin, Mateo Rustemi 30 vjeç.