Futbollisti legjendar i Arsenalit dhe Kombëtares së Anglisë, Kenny Sansom, është duke përjetuar ferr në jetën e tij.
Ai ditë më parë u rrah brutalisht, derisa mezi mjekët i shpëtuan jetën në një spital në Britani.
Sansom luajti për kombëtaren e Anglisë 86 herë, derisa ishte pjesë edhe e Kupës së Botës në vitet 1982 dhe 1986.
Në karrierën e tij, ai luajti për Crystal Palace, Newcastle, Queens Park Rangers, Coventry, Bradford, Watford, por famën më të madhe e fitoi duke luajtur për Arsenalin.
Sidoqoftë, fama dhe pasuria ishin të vështira për t’u mbajtur. Ai ishte i dhënë pas alkoolit dhe lojërave të fatit, duke falimentuar dhe humbur gjithçka që kishte.
Një vit më parë ai në një intervistë për britanikun “Sun”, ai pranoi se jeta e tij u copëtua plotësisht për shkak të veseve.
“Unë jam i pastrehë. Pse? Sepse nuk kam para. Dhe jo vetëm kaq: Unë jam i dehur dhe bixhoz, dhe shëndeti im është i dëmtuar. Unë jetoj në rrugë dhe fle në banka. Unë jam thjesht një humbës. Arsenali po përpiqet të më ndihmojnë mua por unë jam armiku i vetës sime”, ka kishte thënë Sansom.