Elvana Gjata – Ermal Mamaqi
Ata janë kolegë dhe padyshim miq shumë të mirë. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.
Bashkëpunimi i tyre në filmin “Dy gisht mjaltë” bëri shumë bujë, dhe u konsiderua si tepër i suksesshëm. Mirëpo edhe pse larg njeri-tjetrit, me familjet e tyre, ata sigurisht që mbajnë lidhje dhe komunikojnë shpesh.
Së fundmi, Ermali me Amin dhe djalin e tyre Joel, ndodhen në jug të Shqipërisë dhe po shijojnë disa ditë plazh në këtë kohë të nxehtë korriku. Mirëpo Elvana ka menduar të mos e lërë shumë rehat Ermalin duke e ngacmuar përmes telefonit.
Ka qenë Ermali që i ka dërguar asaj një foto me djalin e tij Jolein, ndërsa Elvana ia kthen: “Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto”.
“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në Whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit. Ja pra miq…”, shkruan Ermali teksa i bën foto bisedës private.
Sigurisht këto fjalë e kanë bërë të qeshë Ermalin, i cili shkruan me humor krahas mesazhit:
“SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.”, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer në të qeshura në komente.