Dalin fotot e dy të dyshuarve për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani
Sot gjatë ditës u zbulua identiteti i kurdëve që dyshohet se e vranë boksierin shqiptar, Besar Nimani.
Ndërsa tash, policia gjermane e Bielefeldit i ka publikuar edhe fotografitë e dy të dyshuarve, Aymun Dawoud Kirit dhe Huseyin Akkurt, për të cilët thuhet se janë nga 33 vjeç, shkruajnë mediat gjermane, përcjell “Gazeta Express”.
Ata janë bërë fokus i hetuesve që nga e shtuna, kur edhe dyshohet se e kryen vrasjen e 38 vjeçarit nga Kosova në Bielefeld.
Shtëpitë e tyre tashmë janë bastisur nga njësitë speciale në natën e krimit.
Policia kërkon që të bëhet kujdes pasi personat në fjalë mund të jenë të armatosur.