Skuadra e Malishevës ka mposhtur Llapin në Superligën e Kosovës.
Malisheva ka fituar ndaj Llapit me rezultatin 2:1, për të marrë tre pikë tejet të rëndësishme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ylli i momentit, Drilon Hazrollaj ishte vendimtar në këtë duel – duke realizuar dy gola për ekipin e tij ndaj Llapit.
Golin e vetëm për Llapin në këtë sfidë e realizoi Ahmed Januzi me kokë.
Llapi mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, kurse Malisheva në vendin e katërt me 44 pikë.