spot_img

Vrasja e shqiptarit në Angli, del foto-ja e autorit të dyshuar

spot_img

Bajram Luli, i riu që shihni në foto është 27-vjeçari i vrarë të hënën në Londër.

Shqiptari me origjinë nga Peqini, u godit me thikë për vdekje brenda një makine në perëndim të Londrës. Oficerët u lajmëruan për ngjarjen në Sudbury Heights Avenue, Greenford rreth orës 17:30 të së hënës.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti shqiptarin e plagosur me thikë brenda një automjeti tip “Kia” i bardhë. Ai u dërgua në spital ku ndërroi jetë pak orë më vonë.

Një banor vendas, kamera e të cilit e kapi incidentin, tha se një automjet ‘Kia’ u përplas në rrugë përpara se një person të dilte prej saj. Menjëherë më pas shqiptari doli nga makina duke mbajtur me dorë plagën pranë barkut.

Deri më tani rrethanat e ngjarjes nuk dihen, por policia britanike ka publikuar foton e një të riu, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes. Ai është parë për herë të fundit duke hyrë në një stacion të metrosë aty pranë në Sudbury.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img