Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 26-të në ‘Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Në Suharekë, ndeshja mes Ballkani dhe Llapit ka përfunduar me rezultatin më të padëshiruar në futboll 0:0.
Të dyja skuadrat patën nga disa gjysmë raste por pa arritur të shënonin gol.
Pas këtij barazimi Ballkani mbetet lider në ‘Albi Mall Superligë’ me 52 pikë, kurse Llapi e ndjek pas me 51 pikë.
Ndërkohë në ndeshjen e zhvilluar në Prizeren, Malisheva ka mposhtur Lirinë me rezultat 3:0.
Golat janë shënuar nga Hazrollaj, Brruti dhe Xhaka.
Pas kësaj fitore Malisheva forcon pozitën e katër me 47 pikë vetëm dy më pak se Drita që është e treta, kurse Liria mbetet e fundit me vetëm 10 pikë të grumbullara./Albanian News