Fushë Kosova dhe Prishtina janë ndarë në barazim pa gola në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, por që situata ndryshoi në minutën e 32-të, kur portieri Ardit Nikaj ndëshkohet me karton të kuq.
Njëjtë ndodhi edhe në minutën e 45-të, kur portieri i Fushë Kosovës, Davide Borselini u ndëshkua me të kuq, por pasi u shikua VAR-i, vendimi u anulua.
Me të filluar pjesa e dytë, Leotrim Kryeziu ka mundur ta kalojë në epërsi Prishtinën, por dështoi nga afër.
Krejt në fundin e ndeshjes, Prishtina kërkoi penallti, pasi një lojtar i Fushë Kosovës luajti me dorë në zonë, por gjyqtarët nuk menduan njëjtë.
Prishtina mbetet e pesta me 38 pikë, ndërsa Fushë Kosova është e nënta me 20 pikë.
Në takimin tjetër, Dukagjini ka fituar në shtëpi përballë Feronikelit 74 me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Altin Mërlaku në pjesën e parë.
Me këtë fitore, Dukagjini tash ka 34 pikë, por mbetet i gjashti, derisa Nikli mbetet me 26 pikë.