Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Armeni.
Dardanët të premten pasdite luajnë miqësoren e parë në udhëtim tek Armenia. Kombëtarja jonë nis misionin e ri me trajnerin e ri Franco Foda.
Sulmuesi Albion Rrahmani është shprehur i lumtur që është rikthyer në ekipin Kombëtar pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar pikërisht duke luajtur për Kosovën vitin e kaluar.
Ai është i bindur se Kombëtarja jonë do të ketë paraqitje pozitive në miqësoret e marsit, kundër Andorrës dhe ndaj Hungarisë.
“Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares pas lëndimit. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, ka thënë Rrahmani.
Miqësorja Armeni-Kosovë fillon në orën 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.