Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sporti i xhudos vazhdon ta bëjë krenar shtetin e Kosovës, me suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Kësaj radhe ishte xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit.
Distria arriti të fitojë në ‘finalen’ e repesazhit ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Fitorja e kampiones olimpike erdhi pas një pike të shpejt dhe një ippon më pas.
Vlen të theksohet se Flaka Loxha u eliminua sot në xhiron e tretë, ndërsa nesër do të ndeshen edhe Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.