Cristiano Ronaldo, ylli i skuadrës Al Nassr, ka shtuar një Ferrari Daytona SP3 në koleksionin e tij të makinave luksoze.
Ronaldo u pa duke drejtuar makinën e tij të re nëpër rrugët e Lisbonës, Portugali, rrugës për në hotelin Four Seasons. Makina, me vlerë 2 milionë dollarë, është një tjetër vlerë e shtuar në koleksionin e tij mbresëlënës.
Ylli portugez i futbollit, që aktualisht ndodhet në Portugali, vendosi të vizitojë qytetin përpara se të bashkohej me shokët e tij për ndeshjen kundër Sllovenisë.
Koleksioni i makinave të Ronaldos vlerësohet të jetë rreth 18 milionë dollarë. Ky koleksion përfshin disa automjete luksoze, të tilla si të paktën tre Bugatti, ndër të cilat Bugatti La Voiture Noire, një nga makinat më ekskluzive në botë. Makina të tjera luksoze në koleksionin e tij janë një Mercedes-AMG G 63 i personalizuar, një McLaren Senna, një Rolls-Royce Phantom dhe një Cullinan.
Ferrari Daytona SP3 është pjesë e serisë Icona të Ferrarit, së bashku me Monza SP1 dhe SP2. Është një nga vetëm 599 njësitë e prodhuara për tregun global.
Çmimi prej 2 milionë dollarë i kësaj makine sigurisht që nuk është problem për dikë që quhet Cristiano Ronaldo. Me një vlerë neto të vlerësuar prej mbi një miliard euro dhe një pagë vjetore prej 200 milionë dollarësh në Arabinë Saudite, lukse të tilla janë brenda stilit të jetës së futbollistit.