Ardon Jashari në verë pritet të largohet nga skuadra e Luzernit dhe me shumë gjasë do t’i bashkohet skuadrës së madhe belge, Club Brugge, në kampionatin e Belgjikës.
Kështu ka shkruar të enjten mediumi zviceran “Blick”.
Kapiteni i Luzernit, 21-vjeçari Jashari, e donte kalimin te Baseli në verën e vitit të kaluar, por një gjë e tillë u refuzua nga klubi i tij.
Drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer, po planifikon që mesfushorin e talentuar, ta shesë jashtë kampionatit zviceran, me shumë rekorde.
Thuhet se Jashari do të transferohet te Club Brugge për gjashtë milionë euro.
Jashari në 32 paraqitjet e edicionit aktual ka shënuar gjashtë gola dhe ka tri asistime.