Gold AG dhe Ermira Shkodra po shijojnë pushimet në Shqipëri.
Gold AG dhe Ermira Shkodra pas martesës vendosën që pushimin e parë ta bëjnë në bregdetin shqiptar, shkruan lajmi.net.
Çifti po qëndrojnë në Vlorë, ndërsa nga atje po sjellin kohë pas kohe fotografi për ndjekësit në rrjete sociale.
Së fundi, ishte Ermira ajo e cila postoi një imazh, ku shfaqet bashkë m Goldin dhe këngëtaren Poni, duke u relaksuar në një lokal buzë detit.
Kujtojmë se Gold AG ka publikuar së fundi këngën “Diaspora” në bashkëpunim me Granit Ismajlin.