Ngjarja e kobshme në Kombinat ka tronditur mbarë vendin.
Zhaneta Josifi, nënë e dy vajzave ku njëra nga të cilat ishte vetëvrarë, jetonte prej shumë vitesh e ve.
Sipas dëshmive edhe i shoqi i saj ishte vetëflijuar në emër të fesë së cilës i përkisnin.
Ajo ishte nga Përmeti, por kishin kohë që ishin vendosur në Tiranë, po ashtu edhe dy vëllezërit e saj dhe një motër.
Ka qenë pikërisht vëllai i saj Selman F, i cili lajmëroi policinë për ngjarjen e rëndë dhe më pas është marrë në pyetje nga ana e autoriteteve për të mësuar më tëpër në lidhje me ngjarjen.
Ai u shpreh se asnjëherë nuk i kishte shkuar në mend se e motra apo mbesat e tij mund të ndërmerrnin këtë akt makabër.
Gjithashtu tha se për shkak të kufizimeve nga pandemia, kishte komunikuar shpesh në telefon me to.
Ai u shpreh:
Flisnim në telefon thuajse çdo ditë. Por prej dy ditësh nuk po më përgjigjej, as ajo, as mbesat. U shqetësova dhe fola me vëllanë e motrën tjetër, por edhe ata më konfirmuan të njëjtën gjë. Për këtë arsye shkova te shtëpia dhe shqetësimi filloi të shtohej edhe më shumë kur nuk po më hapte njeri derën. Në këtë moment vendosa të telefonoj në Polici.
Ndërkohë që edhe vëllai tjetër pohoi të njëjtën gjë.