Mitrovicasi Xhavit Beqiri ka bërë një gjest mjaft të mirë i cili njëherësh përçon mesazhin e mirë të bashkëjetesës ndëretnike, shkruan Mitrovica SOT
Ai në lagjen e Boshnjakëve ai gjeti një telefon me simbol fetar ortodoks, falë të cilit kuptoi se pronari duhet të jetë serbe.
Ai arriti të zbulojë pronarin që ishte një qytetare serbe e cila ka mirëpritur dhe vlerësuar gjestin e mitrovicasit.
Postimi:
Sot më erdhi rasti edhe njëhere ti dëshmoj vlerat e popullit shqiptar. Në lagjen e Boshnjakëve gjeta këtë telefon me një simbol fetar ortodoks, mirëpo siq jemi edukuar nga nënat shqiptare veprova duke e kontaktuar dhe dhuruar telefonin dhe simbolin e arit që ishte mrapa tij.
Në fotografi është pronaria qytetare serbe, ajo është habitur nga mirësia jonë. Falenderimet e saj ishin tepër vullnetmire, pra kështu trajtohet gjësendi i huaj me dinjitet!