Mirlind Daku nuk u përfshi në listën e Silvinjos për dy miqësoretme Kilin dhe Suedinë. Ndërkohë këtë fundjavë, sulmuesi shënoigol dhe dhuroi një asist në fitoren 2-1 që Rubin Kazani arritikundër Groznit, por në fund trajneri i tij ka folur me rezerva përshkak se Daku kishte shpërdoruar disa raste të pastra shënimi:
“Kjo është e papranueshme. E kam këshilluar që momentet ekrijuara në sulm, që sigurohen nga puna e gjithë ekipit, duhet tëshfrytëzohen nga sulmuesit. Një gol dhe një asist nuk mjaftojnë.Kishim shumë raste që duhet të ktheheshin në gol”, tha trajneri iRubin Kazanit, Rashid Rakhimov.
DAKU- Ndërkohë pas ndeshjes u prononcua edhe sulmuesi MirlindDaku, i cili u shpreh se nuk është i zhgënjyer pse ngeli jashtëKombëtares, por i fokusuar te stërvitja dhe i bindur se do të jetënë Europian: “Nuk jam zhgënjyer që ngela jashtë Kombëtares,jam fokusuar në stërvitje. Detyra kryesore është që të punosh, tëshënosh dhe pastaj të vjen ftesa. Kam luajtur mirë në kualifikuesedhe besoj se gjithçka do të funksionojë dhe do të jem pjesë elistës për në Europian”, u shpreh Mirlind Daku.