spot_img

Doktore e shkencave dhe pedagoge në universitet, kjo është kroatja që vdiq në Majën e Jezercës

spot_img

Željka Lončarić, është 43-vjeçarja kroate që humbi jetën pak ditë më parë teksa ngjitej në Majën e Jezercës.

Kroatja, doktore e shkencave dhe profesoreshë e biologjisë dhe kimisë nga Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Osijeku, ishte pjesë e një grupi prej dhjetë alpinistësh, pesë shtetas kroatë dhe disa nga Serbia, që u aksidentuan të shtunën teksa po ngjiteshin në Majën e Jezercës.

Por për 43-vjeçaren kroate e apasionuar pas ngjitjeve në mal, ngjitja në Majën e Jezercës që konsiderohet si një nga ngjitjet më të rrezikshme dhe më të vështira, nuk rezultoi me sukses.

Gjatë ngjitjes, ekipi i alpinistëve në një moment u gjend në vështirësi për shkak të kushteve jashtëzakonisht të vështira të dimrit dhe borës në mal, dhe Željka humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti në humnerë. Kërkimet me helikopterin e shpëtimit që mbërriti në ndihmë të alpinistëve kanë zgjatur me orë të tëra. Ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit të alpinizmit ishin të sigurt, Željka u gjet e vdekur në një vend të vështirë për t’u arritur në rrëzë të malit dhe të gjithë ishin në gjendje shoku.

Miqtë dhe kolegët e saj janë tronditur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasi rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë të paqarta dhe të gjithë shpresojnë se do të bëhet një hetim.

Ata thonë se Zeljka kishte pak kohë që merrej me alpinizëm, rreth 8-9 muaj, dhe nuk kishte shumë përvojë. Prandaj ata duan të dinë se kush i dha asaj leje që të bashkohej me ekipin e alpinistëve që do ngjisnin Majën e Jezercës, një majë që konsiderohet si tepër e vështirë dhe jo e rekomandueshme për të gjithë pasi rreziku është tepër i madh.

NGJARJE TË TJERA

spot_img