Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Kosovë, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete në ballkonin e banesës dhe mëson se i ndjeri është Bekim Koprani.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.