spot_img

Këta janë të dyshuarit për kurdisjen e ndeshjes mes Ulpianës e Vllaznisë së Pozhoranit

spot_img

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka cilësuar të kurdisur ndeshjen mes skuadrës së Ulpianës e Vllaznisë së Pozhoranit të zhvilluar në kuadër të Grupit B të Ligës së Parë. Rezultati i ndeshjes është anuluar, ndërkaq është iniciuar procedurë disiplinore ndaj të dyshuarve.

Sipas vendimit të Komisionit të Garave të FFK-së, të dyshuar për kurdisjen e ndeshjes mes Ulpianës e Vllaznisë së Pozhoranit janë futbollistët: Ridon Llugiqi, Gentian Emini, Samet Rexhepi.

Ndërkaq të dyshuar janë edhe dy zyrtarë të klubeve. Meriton Isufi i Ulpianës dhe Agron Pira i Vllaznisë.

Përpos tyre procedurë disiplinore është inicuar edhe ndaj të dy klubeve.

Komisioni i Garave ka theksuar në vendimin e tyre se ka marrë parasysh video-incizimet e ndeshjes, duke cilësuar veprimet e disa individëve si shkelje të nenit 60 paragrafi 1 “mosangazhimi në lojë ose lëshimi i qëllimshëm i kundërshtarit të shënoj gol”.

Nga FFK-ja bëhet e ditur se me rastin e marrjes së këtij vendimi, federata ka siguruar edhe disa mesazhe mes disa futbollistëve lidhur me zhvillimin dhe rezultatin e ndeshjes të cilat do të mbeten konficdenciale.

“Komision i Garave gjatë regjistrimit të ndeshjeve ka konstatuar se ndeshja Ulpiana-Vllaznia ka qenë e kurdisur. Bazuar nga deklaratat e personit zyrtar të FFK-së dhe xhirimit televiziv dhe konfmorm nenit 97, pika F të Rregullores Disiplinore, është vërtetuar mosangazhim në lojë i ekipit vendas, sipas nenit 60 paragrafi 1, pika F, e Rregullores Disiplinore, e cila parasheh “Mosangazhim në lojë” (Lëshim i qëllimshëm i kundërshtarit për të shënuar gol pa angazhim, angazhim inert, mosdëshirë për lojë, dëmtim i ekipit të tij me qëllim), komunikimi i disa lojtarëve me SMS lidhur me zhvillimin dhe rezultatin e ndeshjes si dhe të dhënat nga disa raporte tjera konfidenciale”, thuhet ndër të tjera në raportin e Komisionit të Garave të FFK-së.

Ndeshja mes Ulpianës e Vllaznisë së Pozhoranit kishte përfunduar me rezultat 3:4 në favor të skuadrës mysafire.

NGJARJE TË TJERA

spot_img