Ka përfunduar sfida mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit e zhvilluar në Drenas.
Fitore ka shënuar skuadra e drejtuar nga trajnerit Ilir Daja me rezultat 0-2.
Golin e parë për Ballkanin këtë ndeshje e shënoi Nazmi Gripshi nga penalltia në minutën e 22, shkruan Albanian News.
Kurse golin e dytë e shënoi Danfa në minutat shtesë.
Kështu Ballkani e ka ruajtur pozitën e parë në tabelë me 59, kurse Feronikeli mbetet në pozitën e tetë me 30 pikë.