Emiliano Martinez mori dy kartonë të verdhë ndaj Lillet, por ngeli në fushë dhe ndihmoi Aston Villan që të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Portieri argjentinas u ndëshkua me karton të verdhë fillimisht në minutën e 39-të. E të dytin e mori gjatë penalltive.
Por ai nuk u përjashtua për shkak të rregullit jo fort të njohur.
Çka ndodhi?
Martinezi priti dy penallti ndaj Lillet në çerekfinale të enjten. Argjentinasi priti të parën gjuajtje të Nabil Bentalebit dhe pas festës provokuese ndaj tifozëve, gjyqtari e ndëshkoi me të verdhin. Ishte i dyti, pasi i pari ishte dhënë para fundit të pjesës së parë. Megjithatë, ai ngeli në lojë dhe priti edhe një penallti për të çuar tutje ekipin anglez.
Shpjegimi
Martinezi i shpëtoi përjashtimit falë rregullit që parasheh se lojtarëve gjatë penalltive u pastrohet “libri i kartonëve”. Kjo nënkupton që kartoni i verdhë i argjentinasit në penallti u llogarit sikur të ishte i pari në ndeshje për të.