Liverpooli është përshëndetur nga Liga e Evropës.
“Reds” u eliminuan në çerekfinale nga ekipi italian, Atalanta.
Liverpool shënoi fitore në ndeshjen e dytë në Itali 0:1, por ishte e pamjaftueshme, pasi që Atalanta kishte triumfuar 0:3 në ndeshjen e parë në “Anfield”.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi herët në minutën e shtatë nga penalltia, realizuar nga Salah.
Kësisoj, Liverpoolit i mbetet të luftojë vetëm në Premierligë për titullin kampion.
Roma ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Milanit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Romakët triumfuan 2:1 në shtëpi, teksa para një jave kishin fituar minimalisht 0:1 në “San Siro”, shkruan Gazeta Express.
Mancini e Dybala shënuarn për vendasit herët, ndërsa nga minuta e 31-të Roma mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Celik.
Përkundër kësaj, Milan arriti të shënonte vetëm një gol nëpërmjet Gabbia në minutën e 85-të.