Futbollisti serb Nemanja Matiq është zemëruar me Greqinë për votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Këshilli i Evropës dy ditë më parë i dha dritën jeshile Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe raporti u përpilua nga deputetja greke Dora Bakojanis. Drafti paraprakisht u miratua nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.
Pikërisht për këtë, por edhe për faktin se nga pesë deputetë grekë, vetëm një votë ishte kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Nemanja Matiq ka dalë në rrjetet sociale dhe ka shprehur zemërimin e tij.
“Hej grekë, ish-vëllezër, ne nuk do t’jua falim këtë”, ka shkruar Matiq në Twitter.