Presidenti i FFK-së, pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini, ka pritur në zyren e tij edhe ish-Presidentin e futbollit të Lituanisë, Tomas Danilevicius. Ky i fundit konsulent teknik i federatave nga FIFA.
Pas këtij takimi edhe Ademi ka njoftuar për takimin në rrjetet sociale:
Sot i dëshirova mirëseardhje në Kosovë, Tomas Danilevicius, ish-president i Federatës së Lituanisë, i cili tani është në një detyrë të re në FIFA, si konsulent teknik i federatave.
Ai ndodhet në Kosovë për të mbështetur projektin TDS, i cili po zbatohet nga FFK-ja dhe që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve vajza në futboll.
Ky projekt përfshin aktivitete stërvitore çdo javë në Kampin Nacional në Hajvali si dhe ligjërata për një stil jetese të shëndetshëm për vajzat pjesëmarrëse.
Po ashtu, pjesë e projektit TDS është edhe Liga U13 dhe U15, që ka nisur sivjet si pilot projekt.
Mysafirin e falënderova për përkushtimin për ta ndihmuar futbollin e Kosovës, teksa ai shprehu përgëzimet e tij për punën e mirë që po bëhet nga stafi i FFK-së në realizimin e projekteve që ndihmojnë gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e futbollit të vajzave.
#BashkëPërFutbollin