Unai Emery, trajneri i Aston Villas, ka qetësuar zërat e spekulimeve që e kanë lidhur atë me një kalim të mundshëm te Bayern Munich, duke nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin anglez.
Vendimi i tij për të zgjatur qëndrimin me Villan deri në vitin 2027 tregon një besim të fortë nga ana e tij në projektin e klubit dhe e heq atë nga lista e mundshme e kandidatëve për stolin e Bayernit, sipas raportimeve të “The Athletic”.
Me Emeryn tashmë jashtë loje si opsion për Bayernin, sytë kanë filluar të kthehen drejt kandidatëve të tjerë. Në krye të listës për të zëvendësuar të larguarin Thomas Tuchel aktualisht qëndron Ralf Rangnick, trajneri i përfaqësueses së Austrisë.
Një emër tjetër që është duke u marrë në konsideratë është Roberto de Zerbi, trajneri i Brighton.
Në anën tjetër, tri figura të njohura të futbollit gjerman kanë distancuar veten nga mundësia e drejtimit të Bayern Munich në “Allianz Arena”.
Ata janë Xabi Alonso nga Bayer Leverkusen, Julian Nagelsmann që mban postin e trajnerit të përfaqësueses së Gjermanisë, dhe Sebastian Hoeness, trajneri i VfB Stuttgart. Të gjithë kanë treguar që në këtë moment nuk janë në fokus për rolin e menaxherit në klubin e njohur bavarez.