Ka më shumë se dhjetë ditë që në tregun kosovar ka mungesë të disa llojeve të cigareve.
Burime të IndeksOnline-it, kanë treguar se tashmë të bllokuara nga shteti janë sasi të konsiderueshme të cigareve në depot doganore dhe nuk iu lejohen të hyjnë në tregun e Kosovës.
Kjo për shkak se kompanitë importuese të tyre nuk e kanë rrespektuar Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Shëndëtësisë e cili parasheh vendosjen e vëretjeve të kombinuara në secilën pako, me mbishkrime “DUHANI SHAKTON KANCERIN E GOJËS“, “DUHANI SHKAKTON SËMUNDJE TË ENËVE TË GJAKUT“ etj…, importuesit e duhanit nuk e kanë respektuar këtë. Prandaj pasi që udhëzimi ka paraparë që 6 muaj pas hyrjes në fuqi duhet secila pako të përmbajë vëretjet shëndetësore”, ka thënë ky burim.
Ky udhëzim ka hyrë në fuqi në shtator të vitit të kaluar, ndërsa kompanitë importuese kanë pasur kohë 6 muaj që t’i vendosnin “vërejtjet e kombinuara” në pakot e ciagreve të destinuara në tregun kosovar, ndaj si pasojë ato janë të ndaluara të futen në tregun e Kosovës.
Burime të Indeksonline-t kanë treguar se tashmë asnjë produkt i cigareve nuk do të lejohet të shitet pa i pasur të mbishktuara vërejtjen e përgjithshme, kurse mesazhi informues duhet të shtypet në të dyja gjuhët: shqip dhe serbisht.