Kampioni i Kosovës, Ballkani, është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani arriti në finale pasi eliminoi rivalin lokal FC Suhareka me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Në ndeshjen e parë të drejtuar nga trajneri Ilir Daja fituan 1:0, ndërsa sot ndeshja përfundoi 2:2 .
Kështu në finale Ballkani do të presë fituesin e duelit Drita – Prishtina, ndeshje kjo e cila ka shkuar në vazhdim, shkruan Albanian News.