spot_img

Ismet Munishi i quan servil shokët me të cilët është rritur

spot_img

Dikur futbollist e trajner futbolli, sot analist në studio televizive, Ismet Munishi, i cili njihet në opinion si euforik e që i “dhezë” turmat, në një intervistë të tij të fundit, ka shpërndarë akuza “pa hesap” gjithandej.

Munishi ndër shumë kritika, ku vlenë të ceken ato ku thotë se në Kosovë titulli i kampionit në futboll fitohet mes fushës së blertë dhe tavolinava, pa ofruar ndonjë fakt, e për çka do të ishin të interesuar të gjithë që e duan futbollin, nuk është ndalur me kaq. Tutje ai në intervistë ka deklaruar se kanë mbetur 3-4 veta që kritikojnë futbollin në vend, pasi që të tjerët janë servilë. Ai ka thënë se nuk po gjenë përkrahje as nga shokët, për siç ka thënë ai, për t’i luftuar dukuritë negative në futboll, duke i quajtur edhe shokët e tij si servilë, transmeton Presheva Jonë.

Padyshim se njerëz që flasin hapur për dukuri negative i nevojiten opinionit publik në secilën fushë, sikurse edhe në futboll, por, kur në vazhdimësi flitet pa ofruar asnjë dëshmi, e vetëm duke vjellë vrerë mbi çdo punë që bëhet, pastaj kjo çështje më nuk duket të jetë kritikë e shëndetshme, por më shumë si qërim hesapesh apo hatërmbetjesh që vetëm Munishi mund t’i dijë, mes tij dhe ish-shokëve të tij, siç i ka quajtur ai vetë, servil.

Vlenë të theksohet se ofrimin e dëshmive për dukuri negative në futboll, dalë ngadal, FFK po i konsideron si shumë të rëndësishme dhe po ndërmerr hapa konkret karshi raportimeve dhe dëshmive, sic ishte rasti i përjashtimit të dy ekipeve nga Liga e Parë e vendit, pas vërtetimit përmes dëshmive se ndeshja ishte e trukuar.

Kësisoj trajneri aktualisht i papunë e ka vazhduar retorikën e tij të goditjes së të gjithë komunitetit të futbollit. Ai gjatë kësaj interviste i quan servil shokët me të cilët është rritur, i quan servil investitorët (kryetarët e klubeve – e këtu duket qartë se më së shumti e ka me Arsim Kabashin e Ballkanit), e shkon aq larg sa servil e quan gjithë komunitetin e futbollit!!! Madje, duke thënë edhe se ky komunitet lë për të dëshiruar në aspektin intelektual. Shtrohet pyetja pse të gjithë të këqi e servila?! Kush na qenka ky tash që po vjen nga një nivel tjetër i futbollit!!!

Është pikërisht Ismet Munishi për të cilin kanë qarkulluar zëra se vite më parë kishte kurdisur ndeshjen Drita – Prishtina, përmes një gjyqtari (i cili tash është i përjashtuar nga FFK). Dhe tash del po i njëjti që na qenka i drejtë e vlerësues i komunitetit të futbollit. Të mos harrojmë se pikërisht ai ka qenë i përjashtuar prej FFK-së për dyshime për trukime të ndeshjeve.

Ky trajner pothuajse asnjë kontratë nuk ka mundur ta kryejë deri në fund, ngase pikërisht nga zhurmat, mospuna e mosdisiplina është shkarkuar gjithandej.
Shpesh në opinionin e futbollit ai është cilësuar si trajner motivues me çiftelia, pa asnjë plan program, e pa asnjë projekt të trajnerit. Sigurisht se i intervistuari ka rënë pre edhe e intervistuesit, i cili njihet si person nën ndikimin e alookolit dhe i cili ishte i interesuar për të ndjellë vetëm pesimizëm për futbollin.

Është e dukshme që në vendin tonë viteve të fundit po mundohen që përmes deklaratave akuzuese e duke vjellë vrerë mbi futbollin të përfitojnë “like” e lekë në rrjete sociale, por të tillët pa dyshim që nuk e meritojnë të jenë pjesë e komunitetit të futbollit, i cili ka hequr të zitë e ullirit për të arritur në këtë nivel, ku përfaqësohemi denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare.

NGJARJE TË TJERA

spot_img