Ushtria ruse një javë më parë kishte kryer një sulm brutal në rajonin e Donetskut, me tanket e modifikuara të quajtura tanket “breshka”.
Megjithatë, në sulmin e dytë të kryer dje ata e pësuan rëndë nga artileria ukrainase, që kishte organizuar pritë për ta derisa po lëviznin në një zonë të gjelbëruara, transmeton Telegrafi.
Tanket “breshka” u goditën nga predhat e artilerisë ukrainase derisa po tentonin të avanconin – duke mos e ditur se ukrainasit po i prisnin dhe se ishin të informuar për sulmin e planifikuar.
Këto tanke janë modifikuar për të parandaluar sulmet e mundshme me dronë, por as këto modifikime nuk është se janë duke u ndihmuar edhe aq shumë rusëve.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen një tank i tillë duke u tërhequr nga një tank tjetër, pasi i ishin dëmtuar zinxhirët nga goditja me predhë artilerie. /Telegrafi/