Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka marrë titullin “Qytetare Nderi” në komunën e Suharekës.
Kështu bëri të ditur kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, shkruan Arbresh.info.
“Me miratimin e Asamblesë Komunale këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr Titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë. Natyrisht përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj.”, ka shkruar Muharremaj.