Aurelien Tchouameni e ka ndërprerë në mënyrë qesharake Thomas Mullerin në intervistën pas ndeshjes.
Real Madridi arriti të marrë një barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve, 2-2.
Pas ndeshjes, siç edhe është në rregullore, trajnerët dhe disa lojtarë të dy skuadrave duhet të dhënë mendimin e tyre rreth ndeshjes.
Derisa Muller po fliste, Tchouameni doli para kamerave dhe gjermani e mori me shaka.
“Ai po na dëgjon. Tchouameni dëshiron t’i mësojë taktikat tona për ndeshjen e dytë”, ka thënë Muller me të qeshura.
Do të jetë një udhëtim i vështirë për Bayernin në Allianz Arena, por asgjë e pamundur për të kaluar në final.