Sulmuesi Victor Osimhen pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë verës së këtij viti, ndërsa vendin e tij te Napoli mund ta zërë një sulmues shqiptar.
Menaxheri shqiptar Serxhio Mezi në një intervistë për një radio italiane ka thënë se Napoli është mes sulmuesit të Shqipërisë, Armando Brojës, dhe sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmanit.
“E di që Napoli është i interesuar për Rrahmanin. Për më tepër, kontaktet kanë nisur Brojën. Megjithatë shumë do të varet nga zgjedhja e lojtarit. Broja u kontaktua nga drejtori i Napolit”, ka thënë Mezi.
Ai tutje ka shtuar se është folur edhe për transferimin e Ismajlit, mirëpo nuk ka diçka konkrete.
Ne kemi punuar për Ismajlin, por edhe kjo pistë është ngadalësuar. Lojtari u dëmtua më 9 mars dhe kjo mund të ketë ndikuar. Janë disa lojtarë që janë ndjekur”.
“Ajo që mund të them është se Amir Rrahmani do të mbetet me të kaltërit. Për sa i përket merkatos, nëse Calzona qëndron, do të ketë edhe zvogëlim të skuadrës”.
Albion Rrahmani po shkëlqen këtë edicion në Rumani. Ai ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 4 asistime në 23 paraqitje.
Ndërkohë Broja, i cili është i huazuar te Fulhami, me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028. Këtë sezon, pas kthimit nga lëndimi i rëndë, ka luajtur pak minuta.