spot_img

Agim Ademi në podcastin ‘Tu pa, tu ba’: Në vitet e okupimit futbolli mbeti gjallë me financim nga populli VIDEO

spot_img

Në prag të 8 vjetorit të anëtarësimit në UEFA, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë ata që kanë kontribuuar për futbollin e Kosovës në periudhën e rezistencës ndaj okupimit serb.

“Në atë periudhë kanë qenë tri segmente që e kanë mbajtur shtetësinë e Kosovës: arsimi, sporti dhe shëndetësia. Pra, në atë kohë është bërë punë e madhe dhe unë falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit, e sidomos ata që i kanë lëshuar livadhet e tyre si fusha futbolli, sepse ata e kanë pasur më së vështiri të ballafaqohen me regjimin e atëhershëm”, ka thënë Ademi në podcasting ‘Tu pa, tu ba’.

Ai ka falënderuar edhe të gjithë mbështetësit e asaj kohe, biznesmenet por edhe qytetarët e shumtë që kanë dhënë para për mbajtjen gjalllë të futbolli.

“Të gjitha ndeshjet i kemi zhvilluar sipas rregulloreve të UEFA-s e FIFA-s pa qenë të pranuar e pa pasur ndihmë nga ta, me vetëfinancim prej të gjithë popullit. Sepse kanë qenë në dijeni secili se pse po mbahet këto ndeshje dhe pse po zhvillohen këto gara”, ka shtuar Ademi.

I pari i FFK-së ka treguar edhe për reagimin e homologëve të tij kur e rrëfen këtë periudhë. “Për ta është e pabesueshme, se si kemi mundur të veprojmë kështu. Fatbardhësisht ka pasur gazeta edhe në atë kohë, si gazeta ‘Bujku’ e cila i ka pasqyruar të gjitha rezultatet dhe ngjarjet e asaj kohe në futboll”, ka thënë Ademi.

Ai ka thënë se po të mos ishte ajo periudhë shumë më vështirë do ta kishin të organizohen kur është konkurruar për t’u pranuar në UEFA.

Ademi ka thënë do të ketë një monografi të futbollit, e cila do të paraqesë periudhat e futbollit kosovar që nga mëvetësimi i tij nga ish-Jugosllavia. “FIllimisht do të jetë periudha e Pavarësimit, nën drejtimin e Agim Bytyqit, si kryetari i parë, pastaj faza e Rexhep Abdullahut, një patriot e atdhetar i madh por edhe ish-futbollist, të cilën e kam quajtur periudha e rezistencës. Më pas vjen kryetari i tretë Sabri Hashani, që e kam quajtur perioudha e ekzistencës, pasi kemi qenë në një faze shumë keqe, sepse u bë shumë vite pa ndërkombëtarizim dhe ra edhe ekonomia. Dhe pas asaj ka ardhur koha e Fadil Vokrrit, e po ashtu në të cilën kam qenë pjesë e saj si nënkryetar, që e kam quajtur periudha e ndërkombëtarizimit. Në këtë periudhë është punuar e lobuar shumë. Aty ka ndikuar shumë autoriteti dhe karriera e Fadil Vokrrit. Pra, do të jetë një monografi që do të shtjellojë secilën periudhë”, ka theksuar Ademi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img