Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka reaguar ndaj rasteve të fundit në Kosovë.
Zanfina ka thënë që kosovaret po bëhen njëjtë si popujt fqinjë pas ngjarjeve të fundit, shkruan lajmi.net.
“Në çfarë gjendje kemi ardh në kosovarët si qenie ’njerëzore’ krejt çka i kemi përqesh popujt kojshi si ata po bëhemi”, ka shkruar Zanfina në Instagram.
Këngëtarja ndihet e irrituar çdo ditë duke dëgjuar e parë së si u plagosen, vrasin gruan, rrahin nënën, babain, të moshuarin ose rrahin edhe qenin për mos m’i ikë.
Ajo më tej ka thënë së zhgënjim vetëm po rritet e shteti i ka futur “veshët në lesh”.