Goli i minutës së 39-të i realizuar mjeshtërisht nga Mevlan Zeka, përball Drenicës për FC Suhareka doli të jetë historik.
Me këto tri pikë skuadra e themeluar vitin e kaluar dhe e fuzionuar me ish klubin prizrenas A & N, ia doli të inkuadrohet në elitën e futbollit kosovar.
Suharekasit triumfuan 0:1 ndaj Drenicës, ndërsa humbja e Trepçës’89 nga Vëllaznimi ia mundësoi matematikisht promovimin, dy xhiro pa përfunduar kampionati.
Në grupin B, promovimin sot e siguroi edhe FC Ferizaj.
Nga edicioni i ardhshëm qyteti i Suharekës do të përfaqësohe me dy skuadra në elitë: FC Ballkani dhe FC Suhareka.