Skuadrat çeke, Sparta Pragë dhe Sllavia Pragë kanë shprehur interesim për të transferuar sulmuesin e kombëtares së Kosovës Albion Rrahmani.
Kështu ka bërë të ditur sot mediumi çek, .idnes.cz, transmeton Albanian News
Po sipas këtij mediumi, Sllavia është e gatshme të paguaj 2.5 milionë euro për sulmuesin, megjithatë duke e parë formën fantastike që po kalon 23 vjeçari, vështirë që klubi i tij aktual Rapidi i Bukureshtit do ta liroi për këtë shumë të parave.
Kujtojmë se Rrahmani këtë edicion ka shënuar 19 gola për skuadrën rumune dhe është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit të këtij shteti.