spot_img

“Mjekët nuk po merren me të infektuarit me Covid në QKUK”

spot_img

Pacientë të shtrirë me Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare, po shprehen të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet ditëve të fundit nga stafi shëndetësor.

Derisa po dyshohet se gjatë mbrëmjes, katër persona kanë vdekur si shkak i problemeve me aparaturave të oksigjenit.

G.A tregon për KosovaPress, se që nga e hëna nëna e saj është konfirmuar me Covid-19. Në kushte anonimiteti ajo rrëfen se përkujdesi shëndetësor është minimal, dhe se dje gjatë ditës u kanë thënë që ka mungesë oksigjeni, ku të gjithë pacientët në një dhomë mbrëmë kishin qëndruar me një bocë oksigjeni.

“Nëna ime që nga e hëna është e shtrirë në Klinikën e Pulomologjisë. Gjendja e saj shëndetësore ka qenë e rënduar e sidomos frymëmarrja. Pas pranimit (edhe pse në Klinikë është pranuar me vështirësi edhe përkundër gjendjes së përkeqësuar dhe dërgimit të saj me ndihmë të shpejtë duke i thënë se nuk ka vend). Trajtimi nuk është në nivelin e duhur. Ndoshta në mungesë të stafit. Ia dërgojnë tri doza për infuzion të cilat duhet të ndërrohen njëra pas tjetër por, as ato nuk ka kush tua ndërroj derisa gjaku u rrjedh nëpër duar”, tregon ajo për KosovaPress.

Ndër të tjera, ajo thotë se edhe familjarët tjerë kanë pasur simptoma, por që të njëjtëve nuk iu është bërë testimi për Covid-19.

NGJARJE TË TJERA

spot_img