Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), përkatësisht drejtuesi i saj, Armand Duka ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21.
Duka theksoi se Shqipëria dhe Serbia kërkojnë zyrtarisht të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian për 21 vjeçarët.
Kërkesa e përbashkët është dorëzuar në UEFA dhe pritet së shpejti të marrë përgjigje.
“Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21. Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbi në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi”, ka thënë fillimisht Duka.
Por me shqetësim është pritur ky lajm nga tifozët shqiptar e derisa edhe Kombëtarja e Kosovës mund të pesoj nga kjo iniciativë e drejtuesve të futbollit në Shqipëri.
Sipas një vendimi të UEFA-së, Kosova nuk mund të zhvilloi takime me Rusinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë. E derisa turneu mund të zhvillohet edhe në Serbi, si do të veprohet me Kosovën (u21), apo do të kërkohet që Kosova të përjashtohet nga evenimenti?!
Në rastin më të keq Kosova nuk do të lejohet të merr pjesë qoftë edhe në kualifikime për Euro 2027!
Kjo do të ishte padrejtësia e radhës që do t’i bëhej futbollistëve kosovar!
Duka ndoshta nuk e ka menduar mirë, por duhet të kujtohet se me Serbinë as në dasëm nuk shkohet së bashku!
Një kandidaturë e FSHF me federatatë nga Maqedonia e Veriut apo edhe Mali i Zi do të ishte shumë më pranues! Megjithatë pritet në të ardhmen të shohim edhe vendimin nga UEFA!